de fra it eng es alb ser por tur
DE FRA IT ENG ES ALB SER POR TUR

Shërbimi bashkiak i urgjencës

Këtë javë shërbimin bashkiak të urgjencës e ka

20.11.2017 - 26.11.2017

Dr. med. dent. eidg. dipl. Zahnarzt Christoph Bühler
Schaffhauserstrasse 61
8400 Winterthur

Herr Dr. med. dent. eidg. dipl. Zahnarzt Christoph Bühler

Mo.-Fr.: 8.00 - 22.00
Sa./So.:
10.00-11.00
18.00-19.00

Tel.: 522123838

Të përgjithshme

Për banorët e qytetit të Winterthur-it si dhe të Rrethit Winterthur dentistët e qytetit të Winterthur-it ofrojnë shërbim urgjence 24-orësh gjatë 365 ditëve në vit.

Secila ordinancë dentistësh si dhe qendra operative e policisë së qytetit, Tel 052 202 65 65 ju informojnë mbi dentistin që e ka përsipër shërbimin e urgjencës. Ilaçet kundër dhimbjeve mund t ´i blini në çdo kohë në farmacinë e stacionit të trenave në Winterthur Tel 052 269 12 00.

Në raste aksidentesh dhe humbje gjaku

Aksidentët duhet të trajtohen mundësisht pa humbur kohë. Drejtohuni mjekut dentist të urgjencës. Mjeku dentist që e ka përsipër shërbimin e urgjencës është i kontaktueshëm çdo ditë deri në orën 22.00. Nga ora 22.00 Uhr deri në orën 08.00 shërbimin e merr përsipër klinika për kirurgji nofullash dhe të fytyrës e spitalit universitar të Cyrihut, Tel. 044 255 50 66.

Në raste aksidentesh në lidhje me dhëmbët

Na i sillni pjesët e dhëmbëve të thyera dhe vendosini ato në një qese të pastër, nëse e keni; do të ishte ideale në qoftë se do ta vendosnit në qese pak të lagët (për shembull me qumësht). Mos u mundoni ta pastroni dhëmbin. Në raste të humbjes së gjakut, shtypeni dhëmbin fort me një shami të pastër. Po qe se i keni aty afër: merreni me vete dokumentin e sigurimit dhe librin e vaksinave!

Trajtimi i rasteve urgjente

Dentisti i shërbimit të urgjencës merr masa të trajtimit kundër dhimbjeve, ai i punon strukturat provisore ose e ndalon humbjen e gjakut. Rastet urgjente nga lëmi i kirurgjisë së nofullës dhe të fytyrës i kalohen Qendrës virtuale për kirurgji nofullash dhe fytyre në Winterthur. Kjo qendër është një rrjet i ngushtë i mjekëve specialistë të FMH për kirurgji nofullash dhe të fytyrtës, i cili vepron në rajonin e Winterthur-it.

Trajtime kundër dhimbjeve

Po qe se keni dhimbje të forta dhëmbi, mos prisni deri në orët e mbrëmbjës. Merreni në telefon ordinancën e dentistit gjatë orarit të punës dhe cakojeni një kohë, kur mund të shkoni për trajtim. Jashtë orarit të shërbimit të ditës, sa i përket trajtimit me anë të ilaçeve kundër dhimbjeve, e keni në dispozicion edhe farmacinë për raste urgjente tek stacioni i trenave, Tel 052 269 12 00

Llogaria

Në kuadër të shërbimit urgjent kërkohet pagesa kesh. Në raste aksidentesh me dhëmbët kostot i merr përsipër sigurimi ndaj aksidenteve, merreni prandaj me vete dokumentin e sigurimit. Të gjitha kostot llogariten sipas tarifave të SOS-it të shoqatës së dentistëve zviceran. Në fundjavë si dhe gjatë natës kërkohet një çmim shtesë.