Shërbimi bashkiak i urgjencës Winterthur
Për banorët e qytetit të Winterthur-it si dhe të Rrethit Winterthur dentistët e qytetit të Winterthur-it ofrojnë shërbim urgjence 24-orësh gjatë 365 ditëve në vit.Çdo zyrë dentare dhe numri i urgjencës 0800 33 66 55 ofrojnë informacion në lidhje me dentist emergjent detyrë.
Ilaçet kundër dhimbjeve mund t ´i blini në çdo kohë në farmacinë e stacionit të trenave në Winterthur Tel 052 269 12 00.
Dentisti i urgjencës në detyrë shfaqet më poshtë.
Diensthabender Notfall-Zahnarzt
Zahnarztpraxis Dr. Frederic SchweizerDr. med. dent. Schweizer Frederic
Riedhofstrasse 45
8408 Winterthur
Tel: 052 503 87 11
Fax: 052 558 23 66
info@zahnarzt-schweizer.ch
www.zahnarzt-schweizer.ch
Verantwortliche/r
Dr. Schweizer Frederic
Në raste aksidentesh dhe humbje gjaku
Aksidentët duhet të trajtohen mundësisht pa humbur kohë. Drejtohuni mjekut dentist të urgjencës.
Në raste aksidentesh në lidhje me dhëmbët
Na i sillni pjesët e dhëmbëve të thyera dhe vendosini ato në një qese të pastër, nëse e keni; do të ishte ideale në qoftë se do ta vendosnit në qese pak të lagët (për shembull me qumësht). Mos u mundoni ta pastroni dhëmbin. Në raste të humbjes së gjakut, shtypeni dhëmbin fort me një shami të pastër. Po qe se i keni aty afër: merreni me vete dokumentin e sigurimit dhe librin e vaksinave!
Trajtimi i rasteve urgjente
Dentisti i shërbimit të urgjencës merr masa të trajtimit kundër dhimbjeve, ai i punon strukturat provisore ose e ndalon humbjen e gjakut. Rastet urgjente nga lëmi i kirurgjisë së nofullës dhe të fytyrës i kalohen Qendrës virtuale për kirurgji nofullash dhe fytyre në Winterthur. Kjo qendër është një rrjet i ngushtë i mjekëve specialistë të FMH për kirurgji nofullash dhe të fytyrtës, i cili vepron në rajonin e Winterthur-it.
Trajtime kundër dhimbjeve
Po qe se keni dhimbje të forta dhëmbi, mos prisni deri në orët e mbrëmbjës. Merreni në telefon ordinancën e dentistit gjatë orarit të punës dhe cakojeni një kohë, kur mund të shkoni për trajtim. Jashtë orarit të shërbimit të ditës, sa i përket trajtimit me anë të ilaçeve kundër dhimbjeve, e keni në dispozicion edhe farmacinë për raste urgjente tek stacioni i trenave, Tel 052 269 12 00
Llogaria
Në kuadër të shërbimit urgjent kërkohet pagesa kesh. Në raste aksidentesh me dhëmbët kostot i merr përsipër sigurimi ndaj aksidenteve, merreni prandaj me vete dokumentin e sigurimit. Të gjitha kostot llogariten sipas tarifave të SOS-it të shoqatës së dentistëve zviceran. Në fundjavë si dhe gjatë natës kërkohet një çmim shtesë.